Pastrim fasade

Pastrim fasade
Fasada e ndërtesës suaj është e ekspozuar ndaj ndryshimeve të mjedisit dhe motit, të tilla si shiu, pluhuri, ndotja etj. Pastrimi i rregullt dhe mirëmbajtja është e rëndësishme në mënyrë që të rrisë jetëgjatësinë e materialeve të ndërtimit dhe për të ruajtur vlerën e pronës. Një fasadë e pastër lë një përshtypje pozitive për vizitorët.
Ne ofrojmë shërbimin e pastrimit të fasadave për çdo lloj biznesi, duke përfshirë dyqanet, zyrat, fabrikat, shkollat dhe komplekse trëgtare. Sido që të jetë lartësia e ndërtesës, Atlantik 3  ofron një shërbim efikas, te sigurte dhe cilësor. Një aspekt i rëndësishëm i këtij shërbimi është shëndeti dhe siguria e punonjesve . Para fillimit të çdo shërbimi, ne kemi siguruar punonjesit tanë të cilët janë të siguruar dhe të vetëdijshëm për rregullat e shëndetit dhe sigurisë.
KOMPANIA Atlantik3 kryen:
Pastrime fasade
Pastrim fasade me vinc
Pastrim fasade alukobandi
Për larjen e fasadave të jashtme disponojmë vinça dhe shkallë që bëjnë të mundur arritjen me lehtësi të sipërfaqes që duhet pastruar. Si rezultat, larja kryhet në siguri të plotë, në kohë relativisht të shkurtër dhe mbi të gjitha, me kosto të arsyeshme.